Rama do të jetë i pari KM në botë që për të bërë ndërmjetësin mes dy palëve, i ofron njërës palë pasurinë e shtetit të vet.
Ku është fitimi i Ramës?
Tek ai pak sukses ndërkombëtar që do t’i shërbejë për të fshehur korrupsionin dhe dështimet. Në fund të fundit deti ynë nuk iu prish punë ndërkombëtarëve. Haraçin e stabilitetit në Ballkan e paguajnë gjithnjë shqiptarët, sepse në fakt e duan me çdo kusht stabilitetin.
Në shoqërinë tonë nuk mund të tolerohet vëllai, pa armiku shtetëror dhe ai historik pse jo. Ky është virtyti ynë joshtetformues. Prona publike mund të jepet, por kurrë prona private. Kështu që edhe Rama apo çdo KM tjetër mund të tallen e t’i japin fqinjit det e tokë, për gaz dhe varre, sa të duan.
Rama doli e na përsëriti pa pushim se deti ynë është e drejta e grekëve. Kur sulmonte PD-në ca vite më parë kishte thënë të kundërtën. Ky është virtyti i dytë i një populli që nuk është historik dhe nuk është shtetformues: nuk harron, por bën sikur nuk mban mend.
Jam i lumtur për Kosovën. Ajo nuk e fal lehtë talljen e qeveritarëve të vet. Ndërsa shqiptarët e këtejshëm, të dëshpëruar që në lindje, kanë dy aspirata, o të ikin nga ky vend, o ta heqin qafe këtë vend./Elvis Hoxha/