Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje. Në bazë të së njëjtës, AKR do të garojë në listën zgjedhore të LDK-së me 10 kandidatë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Këtë e ka konfirmuar edhe Vesel Makolli nga AKR. Ai ka thënë se ka pasur diskutime deri në momentet e fundit, por që është arritur marrëveshja.

“Kemi pasë diskutime deri në momentet e fundit, por që është arritur marrëveshja. Do t’i kemi 10 emra në Listën e Përbashkët”, ka thënë Makolli

Ndryshe, paraprakisht partia e Behgjet Pacollit ishte shprehur se preferon koalicion me LDK-në, para se t’i bashkëngjitet listës së kësaj të fundit.

Sidoqoftë, nga LDK nuk ishin shprehur të gatshëm për koalicion dhe kësisoj marrëveshja është arritur për listë të përbashkët.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet në Serbi/ Rama thirrje pro farsës së Vuçiçit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *