Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për Covid-19. Lajmin për këtë ndryshim e ka dhënë kryeministrja serbe Ana Brnabiç përmes një telefonate me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Nga raportimi i mediave serbe mësohet se Brnabiç informoi kryeministrin Edi Rama se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm dhe se vendimi do të merret nesër, 14 janar.

Brnabiç dhe Rama kanë diskutuar gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët. Të dy homologët diskutuan mbi luftën kundër COVID-19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës diskutabile e jo të favorshme për shqiptarët, “Mini-Shengen”.

Lexo po ashtu:  Pas deklaratës së Bidenit për Putinin, Rusia “tërheq për konsultime” ambasadorin e saj në Uashington

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *