Një vajzë e moshës 20 vjeçare ka përfunduar në Spitalin e Gjakovës, pasi që e njëjta është detyruar të përdorë substanca narkotike.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai shtoi se viktima ka pasur gjakderdhje nga hunda.

“Viktima është detyruar që të përdorë substancën e dyshuar narkotike. Ajo ka pasur gjakderdhje nga hunda dhe aktualisht është e hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj shtoi se lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar dy persona.

Lexo po ashtu:  Ja mësimdhënësi nga Skenderaj që nguli thika mbi gruan e til

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *