Gjermani i ftohtë Fallmerayer pa me sytë e tij realitetin e vërtetë: aty ku prisnin të gjenin helenë me trup të lidhur e me sqimë, gjetën vetëm shqiptarë që rrudhnin krahët nëse i pyesje greqisht.

Fjala bjen, kur dijetari grek Kumas u takua me një nga kleftët më në zë të Greqisë, iu drejtua atij duke e quajtur ‘Akil’. Në atë moment, prijësi kleft i përgjigjet me hakërrim: “Ç’dokrra flet? Kush na qenka ky Akili?”.

Dhe një zë i fortë që rrekej të esëllonte popullin e tij ishte edhe poeti Odisseas Elytis, një nga emrat më imponues të poezisë bashkëkohore greke. Si përfaqësuesi më vibrant i modernizmit romantik, ai fitoi në vitin 1979 çmimin Nobel në letërsi.

Frymëzimi i tij parnasian nga Greqia e vjetër dhe ajo bizantine nuk do t’ia lëbyrte sytë poetit nga Kreta.

Përkundrazi, Elytis guxonte të bëhej edhe ikonoklast i simboleve ideologjike greke.

“ATDHEU IM, NJË MURAL ME SHUMË SHTRESA, FRANCEZE, SHQIPTARE, VLLEHE, TURKE, QË NËSE I GËRVISH RRASESH NË BURG”.

Lexo po ashtu:  Infektimi i Trumpit me koronavirus e zhyt fushatën në paqartësi

“η πατρίδα μου, τοιχογραφία με πολλές επιστρώσεις, φραγκική, αλβανική, βλαχική, τουρκική, που αν βαλθείς και τις ξύσεις, πηγαίνεις φυλακή”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *