Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit. Nëse sistemi tretës është i shëndetshëm, atëherë prej tij do të përfitojë imuniteti, zemra, truri e të tjerë.

Shëndeti i sistemit tretës nis pikërisht tek mikrobioma, e cila përbëhet nga triliona baktere, ekuilibrat e të cilave janë thelbësore për jetën.

Në këtë artikull do të mësoni për përgatitjen e një pijeje e cila i jep sistemit tretës më shumë fuqi dhe energji.

Kura energjike për sistemin tretës

Sekreti i kësaj kure qëndron tek uthulla organike dhe e papërpunuar e cila është shumë e pasur me probiotikë.

Këto të fundit janë të domosdoshëm për stomakun dhe për sistemin tretës në përgjithësi.

Kombinimi i uthullës me xhenxhefilin, kanellën dhe specin e kuq djegës e furnizon organizmin me antioksidantë të fuqishëm.

Përbërësit:

1 gotë me ujë 250 ml,

1 lugë gjelle uthull molle,

1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni,

Një majë luge çaji me kanellë

Një majë luge çaji me xhenxhefil të grirë,

Pak spec të kuq djegës.

Përgatitja:

Lexo po ashtu:  Ushtrimet fizike e zvogëlojnë shtypjen e gjakut

Të gjithë përbërësit duhen përzier në një kavanoz ose gotë.

Përziejini mirë dhe lëngun pijeni 20 minuta përpara drekës ose darkës.

Vlerat e uthullës së pafiltruar të mollës

Kjo uthull përmban “nënën”, një masë që ngjason me shkumën dhe mund të vihet re pasi e bën uthullën më të turbullt.

Sipas të dhënave në këtë substancë qëndron dhe përqindja më e lartë e proteinave natyrore, bakteret e mira dhe acidin acetik.

“Nëna” formohet kur fermentohet uthulla organike duke i dhënë asaj një ngjyrë më të thellë dhe shije më të plotë.

Uthulla që është e filtruar është transparente pothuaj e kristaltë dhe nuk përmban “nënën” si dhe shumë nga vlerat e uthullës.

Tretja

Njësoj si ushqimet e tjera të fermentuara, uthulla e mollës organike përmban baktere të mira. Këto baktere janë të rëndësishme për funksionimin si duhet të sistemit tretës.

Duke qenë se “nëna” përmban acid açetik, kur hyn në kontakt me stomakun arrin të ekuilibrojë acidet e tij dhe lufton bakteret e dëmshme.

Lexo po ashtu:  Përse dhemb zemra dhe kur duhet të shqetësoheni

Imuniteti

Bakteret e mira që gjenden tek uthulla e mollës me “nënë” janë shumë të mira në fuqizimin e imunitetit.

Këto baktere ndihmojnë në përgjysmimin e kohës së nevojshme të rikuperimit nga sëmundjet.

Sheqeri në gjak

Nëse pini 1 lugë gjelle me uthull molle organike të pafiltruar, përpara një vakti të pasur me karbohidrate, ulni rrezikun e ngritjes së nivelit të sheqerit.

Kjo uthull është shumë e mirë edhe për rënien nga pesha sepse acidi acetik ndalon organizmin tuaj në përthithjen e kalorive nga karbohidratet./AgroWeb.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *