Natalija Nileviç, 26 vjeçarja nga Podgorica është arrestuar nga Policia e Malit të Zi pasi ka kërcënuar shqiptarët dhe malazezët përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Prokuroria e Lartë e kualifikoi veprimin si “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”.

Në video, vajza me flamurin serb në sfond, që nga mediat në Mal të Zi cilësohet si “fashistja serbe”, dëgjohet duke thënë “Milogorci, Shiptari (term ofendues) unë do tju vë flakën të gjithëve. Do të ju presim kokat, nuk do të ketë asnjë kokë”– dëgjohet në regjistrimin e videos.

Lidhur me këtë video, shumë qytetarë kërkuan një reagim nga Ministria e Brendshme, duke kërkuar që autorja të ndiqet penalisht për fjalët që ka shqiptuar.

Kujtojmë se në Mal të Zi prej muajsh ka nëj situatë të tensionuar entike, sidomos mes elementit pro-serb dhe atij anti-serb të Malit të Zi.

 

Lexo po ashtu:  Ja kush u përpoq të vriste Trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *