Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie nga humanistja dhe filozofja indiane, B. K. Shivani, të cilat do t’ju ndihmojnë pamasë në jetën tuaj.

“Ne mund të shpëtojmë mjaft marrëdhënie nga shkatërrimi, nëse kuptojmë se njerëzit nuk janë gabim. Thjesht janë të ndryshëm”.

“Mos u shqetëso për problemet e vogla, sepse jeta është si një rrugë dhe problemet janë si ato reduktueset e shpejtësisë në rrugë, të cilat na mbrojnë prej aksidenteve të rënda”.

“Kalo një ditë pa u menduar se çfarë bëjnë apo mendojnë të tjerët, dhe gjysma e problemeve të tua do të zhduken”.

“Asnjëherë mos e mbaj kokën lart me krenari apo ego. Kujtohu përherë se edhe fituesi i një medaljeje në një aktivitet të caktuar, e merr medaljen vetëm pasi e ul kokën”.

“Ndryshimi më i madh midis Zotit dhe njerëzve është se, Zoti jep dhe fal, kurse njerëzit marrin dhe harrojnë. Ji falenderues në jetë”.

“Jeta është një hapësirë e ngushtë midis lindjes dhe vdekjes, ndaj në këtë hapësirë, ji i lumtur dhe bëji të tjerët të lumtur. Shijo çdo moment në jetë”.

Lexo po ashtu:  Policia e Kosovës bastisë 57 qendra "masazhi" në Kosovë, ka "punëtore" të dyshimta nga Tajlanda e Rumania

“Nëse je duke ndihmuar dikë dhe duke pritur diçka në këmbim, je duke bërë biznes, jo mirësi”.

“Bota është plot me njerëz të mirë. Nëse nuk arrin ta gjesh dot një person të tillë, atëherë ji një person i tillë”.

“Mendja jote është mikesha jote më e mirë, nëse arrin ta kontrollosh. Mendja jote mund të bëhet edhe armikja jote më e madhe, nëse arrin të të kontrollojë ty”.

“Çdo person është ndryshe. Askush nuk është në rregull, apo jo në rregull. Pranimi nënkupton se ne e pranojmë se mes nesh ekzistojnë diferenca që secilin nga ne e bëjnë unik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *