Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë ka qenë gjithmonë boshti kryesor i cili ka mundësuar ruajtjen së lidhjeve dhe kulturës e traditës në komuniteteve shqiptare me vendin e origjinës. Por vetëm mësimi i gjuhës gjuhës shqipe dhe prezantimi i vlerave shqiptare te këta fëmijë nuk do të mjaftonin për të mbajtur dhe forcuar këtë lidhje kaq delikate. Njohja e gjuhës në mënyrë të paevitueshme është e lidhur me njohjen e letërsisë, të autorëve shqiptarë të cilët në veprat e tyre pasqyrojnë një Shqipëri shumë dimensionale, japin një panoramë të plotë të asaj çka ka qenë dhe është Shqipëria. Dhe vetëm duke i njohur, lexuar e studiuar këta autorë mund të krijohet një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

Këta autorë, nga mesjeta, rilindja e kohët moderne tashmë gjenden në një hapësirë virtuale të përbashkët, falas, për çdo lexues shqiptar në “Bibliotekën Digjitale të Diasporës”, një projekt i realizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Bëhet fjalë për mbi 100 vepra, të autorëve të njohur shqiptarë klasikë e bashkëkohorë dhe mjaft vepra të tjera në poezi, publicistikë, prozë dhe dramaturgji.

Lexo po ashtu:  Katër investimet madhore, detajet e projektit që po transformon Përmetin

Ndër klasikët mund të lexohen në këtë format kryeveprat e rilindjes kombëtare, poema epike e At Gjergj Fishtës, “Lahua e Malësisë”, “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit, së bashku me “Lulet e Verës” dhe “Historinë e Skendërbeut”, vepra e plotë e arbëreshit Jeronim De Rada, etj.

Vepra të cilat përbëjnë themelin e letërsisë kombëtare shqiptare dhe që kanë ndikuar në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të cilat edhe sot mbartin mesazhe aktuale.

Autorët bashkëkohorë dëshmojnë një tjetër etapë të historisë së letërsisë shqiptare padiskutim e ndikuar nga realiteti shqiptar. Fatos Kongoli, Zija Cela, Fatos Lubonja, Bashkim Shehu, Azem Shkreli, Ali Pdrimja, Dritëro Agolli janë disa prej autorëve pjesë e këtij koleksioni digjital.

Ky projekt ambicioz synon të përmbushë një nevojë urgjente dhe të domosdoshme të mungesë së shumë veprave shqiptare në formatin digjital.

Hyrja në këtë bibliotekë virtuale të letërsisë shqiptare është falas dhe librat mund të shfletohen me lehtësi në të gjitha aparatet teknologjike, këtë e dëshmojnë edhe 6 mijë lexuesit e platformës.

Linku:https://adld.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *