Ideologjia e re e mbrojtjes së mjedisit po reflektohet në mënyrë të thellë edhe në kompani të mirënjohura si BP, që qëndron në krye të listës së të akuzuarave kur vjen puna për politikat mjedisore. Agjencia “Reuters” njofton se kompania ka reduktuar ekipin e kërkimit që përfshin inxhinierë, shkencëtarë dhe gjeologë në më pas se 100 nga 700 që ishin 2 vjet më parë. Burime pranë BP kanë thënë për “Reuters” se burimi i këtyre ndryshimeve është drejtori i ri Ekzekutiv, Bernard Looney.

Po ndodh shumë shpejt

kanë thënë përfaqësues të lartë të kompanisë.

“Reuters” e quan këtë një lloj eksodi që sinjalizon ndryshime të thella brenda një prej kompanive simbol të kërkimit të naftës në mbarë botën. Tanimë ajo synon të zhvendosë vëmendjen në investimet në burime me më pak emetim karboni dhe që janë të rinovueshme. Nën drejtimin e Looney, BP ka shkurtuar 10 000 vende pune, që është rreth 15% e forcës së punës, ndërkohë që ai synon të reduktojë prodhimin me 1 milionë barrela në ditë, ekuivalente me 40% të prodhimit.

Lexo po ashtu:  “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”

Politikat në fjalë kanë goditur rëndë pozitën e kompanisë në bursë, aksionet e së cilës ranë me 44% në vitin 2020, pika më e ulët në 25 vitet e fundit, dukuri që i atribuohet dyshimeve që kanë lindur nëse objektivi për t’u transformuar do të mund të arrihet ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *