Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) për vitin 2019. Daka ka thënë se nga të hyrat vjetore ka pagë dhe shtesa me vlerë prej 40 mijë e 420 EURO.

Ndërsa ajo e bashkëshortit të Dakes ka pensionin nga MPMS në vlerë prej 3.180 euro dhe trustin në vlerë prej 2.400 euro. Po ashtu shefja e KQZ-së, ka treguar se pagat dhe mëditjet e fëmijëve që marrin nga një universitet privat janë në vlerë prej 10 mijë e 650 euro në njërën bankë.

Sipas deklarimit, në pasuri të paluajtshme Daka ka shtëpi pushimi me 125 metra katrorë, të cilën e ka blerë 73 mijë euro e që e ka në pronësi të bashkëshortit. Banesë me sipërfaqe 172 metra katrorë që e ka blerë 140 mijë euro.
Poashtu në vitin 2019 ka blerë një shtëpi pushimi në vlerë 76 mijë euro.
Në vitin 2018, tokë me sipërfaqe 100 metra katrorë e ka blerë 12 mijë euro, në pronësi të bashkëshortit. Tokë me 400 metra katrorë që e ka blerë 48 mijë euro në pronësi të bashkëshortit.

Lexo po ashtu:  Maqedoni e Veriut: Zbulohet rasti i parë me variantin e ri e agresiv të koronavirusit

Para të gatshme Daka bashkë me bashkëshortin e saj kanë në vlerë prej 13.400 euro.

Ndërsa, pasuri të luajtshme, numri një i KQZ-së ka një veturë të tipit Hundai që e ka blerë 12 mijë e 700 euro dhe një veturë të tipit BMW e fëmijëve me vlerë 7 mijë e 200 euro.

Sa i përket detyrimeve financiare ndaj personave juridik dhe fizik, ajo ka thënë se ka tre kredi në vlerë prej 65.700 euro.

Shtëpinë në Brezovicë Daka e ka blerë në vitin 2019, dhe është paguar 60000 euro, ndërsa pjesa tjetër prej 16000 euro.
Toka në Brezovicë është shitur në vlerë prej 42000 euro por që transferet bankare ende nuk kanë përfunduar.

Pasuria e Dakës në tërësi shkon në vlerë prej 427900 euro, duke llogaritur kështu pronën e paluajtshme dhe kursimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *