Presidenti i qendrës së djathtë të Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, është rizgjedhur në detyrë pas votimeve të mbajtura në kulmin e krizës së koronavirusit të vendit që gjithashtu pa kandidatin e ekstremit të djathtë të fitonte mbështetje të madhe.
Rebelo de Sousa, i cili pritej gjerësisht të fitonte një mandat tjetër, mori 60.7% të votave, edhe pse pjesëmarrja ishte shumë e ulët në 40%.
Sfiduesja socialiste Ana Gomes doli e dyta me 12.9% të votave, por ajo ishte vetëm pak përpara kandidatit të ekstremit të djathtë André Ventura në vendin e tretë.
Themeluesi 38-vjeçar i partisë së djathtë populiste Chega – që do të thotë “Mjaft” në portugalisht – kishte thënë se ai ishte në garë për të “shtypur të majtën”, e cila nxori tre nga shtatë kandidatë.
Portugalia nuk ka parë deri tani të njëjtën rritje anti-establishmen nga e djathta që ka riformuar peizazhin politik në disa kombe më të mëdha të BE-së në vitet e fundit, megjithëse ka parë një rritje të dhunës anti-emigrante.
Ventura – një aleat i Marine Le Pen i Francës dhe Matteo Salvini i Italisë – siguroi vendin e parë dhe të vetëm parlamentar të partisë së tij në zgjedhjet legjislative 2019, duke fituar mbështetjen e 70,000 votuesve ose 1.3%.
Por zgjedhjet presidenciale të së Dielës e panë atë të sillte 11.9%, ose pothuajse 500,000 vota.
Në fjalimin e tij të fitores Rebelo de Sousa u zotua ta bëjë luftën kundër koronavirusit “përparësinë e tij të parë”.
Portugalia regjistroi numrin më të madh të vdekjeve ditore të koronavirusit të Dielën, me më shumë se 85,000 infeksione dhe pothuajse 1,500 vdekje të raportuara gjatë javës së kaluar.
Kjo është norma më e lartë në të gjithë botën në raport me popullsinë e saj prej më shumë se 10 milion, sipas AFP.
Portugalia ka qenë nën një bllokim të dytë kombëtar për 10 ditët e fundit, duke synuar të ndalojë një rritje të rasteve të koronavirusit.
Dosti Banushi
Burimi: The Guardian