Dhuna dhe detyrimi nuk janë më të mjaftueshme për të ndaluar njerëzit që protestojnë. Është e vështirë të përcaktohet momenti i saktë kur u bë e qartë se protestat të Shtunën në Rusi ku dhjetëra mijëra njerëz, të përhapur në të gjithë vendin, bënë thirrje për lirimin e liderit të burgosur të opozitës Aleksei Navalny ishin diçka e veçantë. Padyshim që nuk ishte dhuna që iu bë protestuesve dhe madje edhe kalimtarëve të rastësishëm nga oficerët e policisë apo as shënjestrimet e qëllimshme që iu bënë gazetarëve.

Ngjarje të tilla janë fatkeqësisht të zakonshme. Nuk ishin as njerëzit që dilnin për të protestuar në cepat më të pabesueshme të Rusisë, si Yakutsk, ku temperaturat shkuan në minus-60 Fahrenheit. I ftohti ekstrem dhe largësia asnjëherë nuk i kanë ndaluar rusët të shprehin pakënaqësinë e tyre.

Jo, nëse do të kishte një incident që sugjeronte domethënien e protestave të së Shtunës, me siguri ishin pamjet kur policia në Moskë dukej e humbur dhe e çorientuar ndërsa një turmë njerëzish i qëllonte me topa dëbore. Apo ndoshta një video tjetër e të rinjve që u kundërpërgjigjën aq egërsisht sqë oficerët të cilët qartë nuk prisnin të ndeshnin një rezistencë të tillë, gati sa u tërhoqën.

Për këto veprime në të kaluarën, njerëzit janë dënuar ndërsa ata vijuan me hedhjen e shisheve për hedhjen e objekteve të ndryshme në drejtim të oficerëve të policies duke theksuar edhe më shumë pakënaqësinë e njerëzve nën drejtimin e Presidentit, Vladimir Putin. Këto protesta, të thirrura nga një udhëheqës i burgosur i opozitës dhe të ndërmarra kundër paralajmërimeve të qeverisë, janë një zhvillim i rëndësishëm.

Pas viteve të një qetësie relative, Rusia është e trazuar edhe një herë. Duket se qeveria e ka të qartë se ndodhet në telashe. Goditja po thyen rekorde. Më 27 korrik 2019, në atë që ishte një nga grumbullimet më të mëdha të protestuesve në dekada, 1,373 njerëz u arrestuan. Të Shtunën, rreth 3,100 u tërhoqën brenda. Disa herë procesi ishte pothuajse mekanik, arrestimet kryheshin vetëm për të përmbushur kuotën që kërkohej nga qeveria.

Lexo po ashtu:  NDËRHYRIA NDËRKOMBETARE NË KOSOVË, 24 Mars 1999

Momentet e arrestimit të Shtunën, tregoi shfaqje të shëmtuara të dhunës policore. Gjatë lëvizjes Strategy 31, emëruar pas nenit të Kushtetutës Ruse që garanton lirinë e mbledhjes, nga 2009 deri në fund të 2011, protestuesit u mblodhën në Moskë në ditën e fundit të çdo muaji 31-ditor.

Megjithëse nuk lejoheshin kurrë nga autoritetet, protestat ishin të rregullta dhe të theksuara legaliste. Para mbajtjes së një demonstrate, protestuesit gjatë dekadës së kaluar kanë tentuar të kërkojnë leje nga autoritetet. Disa nga tubimet më të mëdha për zgjedhjet e ndershme në fund të 2011 dhe 2012 u sanksionuan nga qeveria e qytetit të Moskës; kështu ishte edhe protesta e “Rezistencës Dixhitale” në Prill 2018 kundër përpjekjes së qeverisë për të ndaluar Telegram, një aplikacion i famshëm i mesazheve.

Jo këtë herë. Në këto protesta rrezikoni të dhunoheni, ndaloheni dhe detyroheni të përballeni me akuza absurde, pse të shqetësoheni me dokumentet për të marrë leje për protestë? Si pasojë e një mungese organizimi qendror të Shtunën – në vend që të kufizoheshin në një shesh qendror ose rrugë, turmat lëvizën nëpër qytete dhe është një tipar i dukshëm. Gjithashtu e bën të vështirë numërimin e tyre.

Lexo po ashtu:  Donika Gërvalla: Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer më asnjëherë - Ai që nuk e di se nga vjen, ai nuk e di as se për ku është nisur.

Disa faktorë kanë çuar në këtë pikë. Sigurisht shkak kryesor është, Aleksei Navalny. Një dekadë e aktivizmit anti-korrupsion shumë kohë më parë e ngriti atë në një pozitë autoriteti midis atyre që kundërshtojnë presidentin. Në kohën e helmimit të tij në gusht, për të cilën ai pretendoi se ishte ndërmarrë me porosinë e Putinit, ai në mënyrë efektive mishëronte opozitën. Kthimi i tij i guximshëm në Rusi këtë muaj, duke e ditur se do të arrestohej menjëherë, e ktheu atë në admirim për shumë njerëz. Mijëra njerëz, në të gjithë vendin, kundërshtuan urdhrin e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe kjo është dëshmi për forcën e apelit të tij.

Për më tepër, ndërsa Navalny ishte në burg javën e kaluar, anëtarët e stafit në organizatën e tij jofitimprurëse, Fondacioni Kundër Korrupsionit, shfaqën një video gati dy orëshe që pretendonte të zbulonte detajet e një pallati të pasur në bregun e Detit të Zi kompletuar me spa, shesh patinazhi hokej dhe salla kazino – pronë e Putin përmes një rrjeti ndërmjetësish.

(Putin mohon akuzat.) Ndërsa është e vështirë të dihet se çfarë efekti kishin zbulimet në protesta, disa sugjeruan që videoja, e cila është shikuar mbi njëqind milion herë, luajti një rol në ngritjen e njerëzve në të gjithë vendin, veçanërisht në rajone që normalisht nuk konsiderohen të të jenë vatra aktive të protestës.

Por protestat gjithashtu u shtuan edhe nga pafuqia e qeverisë duke e theksuar më shumë atë. Për qytetarët e saj të pakënaqur nuk arrin të ofrojë asgjë përveç forcës së papërpunuar dhe teorive të konspiracionit. (Navalny shpesh përshkruhet si një agjent i huaj dhe protestat cilësohen si të financuara nga “Perëndimi”.)

Lexo po ashtu:  Fytyra e vërtetë e openbalkanistit klerofashist: Aleksandar Vučići.

Nuk ka vizion për të ardhmen dhe pak përpjekje në të tashmen për të përmirësuar jetën e njerëzve, tani përkeqësuar nga pandemia. Thënë qartë, propaganda shtetërore po dështon në platformat ku po përpiqet të konkurrojë me zëra të pavarur. Të Shtunën, 10 herë më shumë njerëz panë transmetimin e protestave në TV Rain, një kanal i vogël i pavarur, sesa shfaqja e transmetuar drejtpërdrejt në RT, rrjeti i kontrolluar nga qeveria.

Mund të ketë edhe më shumë protesta, siç ka premtuar Leonid Volkov, një aleat i ngushtë i Navalny. Sidoqoftë do të ishte marrëzi të mendosh se ato do të çojnë në ndryshime të rëndësishme politike ose koncesione nga shteti. Nëse diçka ndodh, si me protestat masive gati një dekadë më parë, ato ndoshta do të çojnë në më shumë çështje penale dhe ligje më shtypëse.

Megjithatë, ajo që ndodhi të Shtunën ka rëndësi. Dhuna dhe detyrimi nuk janë më të mjaftueshme për të dekurajuar rusët që të protestojnë: Sipas sociologëve që studiuan demonstratat e së shtunës, të paktën 42 përqind e të gjithë pjesëmarrësve ishin protestues që dilnin në sheshe për herë të parë.

Navalny ka goditur qartë një akord jashtë rrethit të tij të rregullt të mbështetësve. Kremlini, hapësira e tij për kompromis e kufizuar, ka të ngjarë të përgjigjet me përshkallëzim të mëtejshëm.

Se në çfarë mund të çojë e gjithë kjo, askush nuk mund ta thotë. Por një gjë është e sigurt: Nuk i bën mirë askujt.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *