Drejtori ekzekutiv i organizatës GERMIN, Lirim Krasniqi ka thënë se KQZ-ja është duke dështuar në procesin e votimit nga jashtë. Sipas tij, nga 170.000 aplikime të pranuara, deri tani vetëm rreth 60.000 janë vlerësuar, kurse vetëm 45.000 apo 26% janë telefonuar për verifikim, kur kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë nga fillimi i votimit nga jashtë. Kjo dëshmon se vendimi për telefonimin e votuesve nga diaspoara ishte i pamenduar mirë paraprakisht, shton ai.

Rikujtojmë se ditë më parë Germin kishte dorëzuar ankesë në PZAP dhe Gjykatën Supreme për vendimin e KQZ-së për të verifikuar me telefon aplikimet nga jashtë. Ajo ishte hedhur poshtë edhe nga PZAP-ja edhe nga Gjykata Supreme.

Statusi i tij i plotë në profilin e tij:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) eshte duke deshtuar ne procesin e votimit nga jashtë Kosovës.

Nga rreth 170.000 aplikime, prej 22 janarit e deri sot, janë vlerësuar rreth 60.000 (35%), prej të cilave janë telefonuar rreth 45.000 (26%). Pra, janë mbi 100.000 aplikime (65%) për t’u vleresuar dhe telefonuar kur kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë nga fillimi i votimit nga jashtë (2-12 shkurt) dhe vetëm 2 ditë nga koha kur KQZ-ja duhet të publikojë listën finale të votuesve nga jashtë (edhe kjo pa lejuar afat për ankesa).

Lexo po ashtu:  Vladi i reagon Kelmendit: Ata që më njohin e dijnë që me më ra hunda për toke nuk përkulem as për 500 mijë…

Gjasat janë të mëdha që mijëra qytetarë të humbin të drejtën e votes, sepse më nuk ka kohë as per ankesa. Krejt kjo dëshmon se vendimi për telefonimin e votuesve nga diaspora nuk ka qenë i menduar e as i planifikuar paraprakisht për t’u zbatuar. Çfarëdo lloj arsyetimi nga KQZ-ja është vetëm tentativë për t’i ikur përgjegjësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *