Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku kanë pranuar pjesërisht ankesat e LVV-së, duke lënë jashtë garës për deputetë, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin.

Nagavci përmes një shkirmi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti 2 është realitet i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

“E nderuar që në rrugëtimin politik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell MekuliPress.

Gjykata Supreme sot, përmes një njoftimi për media ka thënë se ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme.

Lexo po ashtu:  Po hedhin shifra në ajër që asnjëra nuk është konkrete dhe se kjo shumë po ndryshon kohë pas kohe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *