Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti edhe njëherë e ka theksuar se nuk do të debatojë me kandidatët tjerë për kryeministra.

Ai tha, fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dihet. Në “TV Prizreni”, përcjell MekuliPress, Kurti u shprehë se LVV synon 61 deputetë e sipër.

“Ka një garë të ashpër për vendin e dytë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet se kush është. Ne synojmë që të kemi 61 deputetë e sipër prandaj edhe po angazhohemi në fushatë.”

“Nuk jam unë në fushatë se kush do të jetë në vendin e parë sepse ajo dihet tashmë. Ata janë në garë për vendin e dytë. Gara është e ashpër ta shohim se qysh po ju shkon. S’kanë punë as me mua, as presidenten”, u shprehë ai.

Lexo po ashtu:  Ndoshta edhe e-mailet zyrtare të kryeministrit duhen publikuar 1 herë në 6 muaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *