Meduia të ndryshme, por edhe zëra publikë e politikë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë nisur një sulm ndaj programit të prezantuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Argumenti kryesor i kësaj linje është se programi në fjalë është i pamundur veçse me falimentin e shtetit. Se ai ka objektiva social që tejkalojnë mundësitë e ekonomisë sonë dhe se me sistemin e ri të taksimit, rikthen varfërinë në këtë vend. Mjafton vetë sulmi i orkestruar dhe analiza që u bëhet zërave të programit të PD-së për të kuptuar se përfaqësuesit e PS-së mendojnë se Lulzim Basha do ta realizojë programin dhe se në këtë kontekst ngrihet edhe shqetësimi se ai do ta çojë në theqafje mëmëdhenë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kjo qasje tradhëton një të vërtetë të konfirmuar vazhdimisht: programet nuk zbatohen ashtu siç publikohen, por modifikohen rrugës. Kush vallë beson sot se Partia Socialiste zbatoi pikë për pikë programin që i prezantoi shqiptarëve në vitin 2013? Dhe nëse e ka zbatuar me të vërtetë, kush beson se ai program ishte me të vërtetë i suksesshëm për të sjellë atë që u premtua? Edhe sikur t’i zbresim arritjeve të pretenduar dëmet e tërmetit dhe pandemisë? Kush nuk e kupton se stabiliteti social në këtë vend nuk u ruajt nga politikat e mençura të qeverisë, por më tepër nga emigrimi dhe kanabizimi?
Në këtë kuadër ta sulmosh një program me këtë sens nuk sjell gjë. Nëse programi i PD-së po sulmohet nga pozita e administratorit që e kupton se ato që premtohen është vështirë të zbatohen, atëherë, Lulzim Basha nuk po bën asgjë më keq sesa Edi Rama. Në vitin 2013, kur po njoftonte dorëheqjen e tij, ish-kryeministri Sali Berisha do të deklaronte ndër të tjera se: “Unë nuk mund të bëja premtimet që bëri Edi Rama, sepse ato nuk janë të besueshme dhe reale.”

Në të vërtetë Berisha që kishte 8 vjet në krye të Ekzekutivit kishte sensin e realizmit për atë që mund të thuhet dhe jo. Opozita në përgjithësi e ka më të lehtë të manvorojë me ato që premton. Vetëm 4 vjet më pas, Edi Rama, që premtonte lugën e floririt, do të pranonte se premtimet e fushatës indeksohen me ulje në qeverisje. Ai arriti deri aty saqë edhe premtimin për uljen e TVSH-së për mallrat e shportës apo energjinë elektrike, ta quante “projeksion”, ndërkohë që ai është thjesht dhe vetëm një vendim që e merr qeveria.
Projeksion është rritja ekonomike sepse ajo është pamatshme ekzaktësisht. Por edhe te kjo e fundit mes dy krahëve ka dallim: qeveria e z. Rama pretendon se do arrinte rritje ekonomike prej 5% në këtë fund mandati. Por siç e dimë, rritja është rishikuar disa herë dhe nevoja për ta mbajtur atë zyrtarisht në shifrat e premtuara, mund të shpjegojë deri diku edhe nisma të diskutueshme si amnisita fiskale. Z. Rama me politikat e veta, paaftësinë dhe korrupsionin olimpik të administratës ka prodhuar kosto shtesë në biznes dhe tregun e punës, në përballimin e jetesës, duke ulur vazhdimisht kërkesën konsumatore dhe investimet e brendshme. Që janë tregues rritjeje. Bumi i ndërtimit nuk shpjegohet në asnjë mënyrë me rritjen dhe dinamikën e tregut, përkundrazi ai po deformon edhe atë treg që është duke mbivendosur nisma dhe para që nuk u dihet origjina në një ekonomi që lufton për mbijetesë.
Në këtë kuptim rritja ekonomike e z. Rama është statistikore, me manovra të kësaj natyre, ndërkohë që rritja ekonomike nën drejtimin e z. Berisha ishte reale edhe pse me shumë probleme serioze në perspektivën e menaxhimit. Sikundër ishte edhe kriza që e pasoi. Borxhi, element ky që ushqente opozitarizmin ekonomik të z. Rama, ka kaluar çdo parashikim, ndërkohë që i ashtuquajturi ristrukturim ekonomik as që ndodhi.
Cili është atëherë gabimi i z. Basha? Gabimi është se propozime të tilla zhvendosin vëmendjen drejt xhepit të qytetarit, qofshin këto edhe të pavërteta plotësisht. Është pikërisht ajo që qeveria e socialistllarëve nuk merakoset kurrë sepse e ka pseudo-etatizmin e vet mburojën perfekte për të ushtruar predikimet e rreme “Shtet, punë, mirëqenie” në zbatim të filozofisë së pandryshuar të tyre: Rend dhe fukarallëk!*




