Për të mëdhenjtë e teknologjisë (dhe pasanikët e globit), planeti tani është i vogël për “përplasje”. Elon Musk dhe Jeff Bezos e kanë zhvendosur në hapësirë “luftën” e tyre. Respektivisht i pari dhe i dyti në listën e më të pasurve në botë, ata kanë një mosmarrëveshje për satelitët në hapësirë.

Musk në prill të vitit të kaluar i ka kërkuar Komisionit Federal të Komunikacionit (FCC) në SHBA, autorizimin për të reduktuar kuotën e disa prej satelitëve të Starlink, rrjeti i internetit në hapësirë i Space X, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Por kjo ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të shefit të Amazon, që prej kohësh po punon me një projekt të emërtuar Kuiper System.

Bezos pretendon se lartësia që kërkon Musk –  mes 540 dhe 570 km nga Toka – është pothuajse e njëjta me atë ku synon të vendosë 3 226 satelitët e projektit Kuiper. Nëse kërkesa e Musk plotësohet, do të pasonin interferenca dhe një rrezik i mundshëm për përplasje.

Space X pretendon se kjo manovër nuk do të ketë pasoja, ndërsa vetë Musk është shprehur se “nuk ka kuptim të kompromentosh Starlink sot për një sistem satelitësh të Amazon, që në rastin më të mirë do të kërkojë edhe disa vjet punë”.

Lexo po ashtu:  1908-1912 - Cilat ishin shkaqet më kryesore të humbjes së territoreve shqiptare?

Ndërsa Amazon kundërpërgjigjet se “pikërisht ndryshimet që propozon Space X minojnë konkurrencën mes sistemeve satelitore dhe kjo nuk i shërben interesit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *