Shpeshherë shqetësohemi për mungesat që shfaqim ndaj vitaminave, pa e ditur se mbidozat e tyre jane po aq të rrezikshme e të dëmshme për organizmin sa defiçitet. Vitamina A është një prej vitaminave që shkakon më shumë probleme, nëse e teprojmë me dozën e saj. Kjo, sepse nëse disa vitamina mund të nxirren me lehtësi nëpërmjet urinës si vitamina C dhe grupit të vitaminave B , vitamina A nuk është e tretshme në ujë dhe qëndron në organizmin e njeriut, pra nuk sekretohet jashtë.

Paçka rëndësisë që ajo ka për organizmin dhe funksionet jetike të organizmit, vitamina A paraqet rrezik për shëndetin tonë, nëse merret me doza të larta. Kryesisht kjo gjë nuk arrihet përmes ushqimeve, por prej suplementeve. Për fat të keq jo të gjithë kanë një dietë të ekuilibruar dhe ky është pjesërisht shkaku i mungesave që shfaq trupi.

Mëlçia është organi ku ruhet vitamina e papërdorur A, e këtu mund të ruhet vetëm një sasi e kufizuar e kësaj vitamine. Mbidozat e vitaminës A mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, të trullosur dhe nervozë, deri t’ju fusë në koma. Ju mund të përjetoni dhimbje barku dhe të vjella. Mjekët thonë se mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë presion në tru duke prekur sistemin nervor. Nga ana tjetër, mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të tilla si probleme me shikimin , humbje oreksi, ndjeshmëria ndaj dritës, thatësi te lëkurës dhe kruarje, plagë në gojë, verdhëz, humbje të flokëve etj.

Lexo po ashtu:  Ja se cili është ilaçi kundër gërhitjes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *