Bileta e lotarisë që mori në koshin e plehrave do ti japë 25 mijë dollarë cdo vit një burri nga Michigani.
Jeff Heinig mori sërish biletën në kosh, pasi e kishte hedhur duke menduar se nuk ia vlen pasi e kontrolloi në vendin e gabuar. Në fakt, bileta e tij përputhej me topat fitues që u prezantuan mbrëmjen e së enjtes: 3, 4, 8, 16 dhe 27.
“U ktheva në faqen internetit të premten dhe numrat për biletën “Lucky For Life” morën vëmendjen time, ishin numrat që unë luaj gjithmonë, dhe më pas kujtova se e kisha kontrolluar biletën para se të dilnin numrat. Nuk e gjeja askund derisa shkova tek plehrat”, tha ai në një deklaratë.
Pasi e kuptoi se ishte fituesi i madh, ai thërrit gruan e tij, Wendy në një gjendje euforie.
Wendy tha se paratë janë një ndihmë e madhe për çiftin pasi Jeff u përball me disa probleme shëndetësore në fillim të vitit. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress