“Unë Redaktoj Wikipedia-n” është një fushatë online e redaktimit masiv, pa temë të caktuar, që do të zhvillohet përgjatë periudhës 22 janar – 21 shkurt. ‘Wikipedianët e rinj’ do të vlerësohen dhe mirënjihen për kontributet e tyre në kuadër të saj.

“Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përmirësojnë dhe zgjerojnë përmbajtjen e artikujve në Wikipedia shqip.

Enciklopedia më e madhe online mund të redaktohet nga të gjithë, andaj në këto kohë kur të gjithë jemi online më shumë se kurrë – bëhuni pjesë e komunitetit të Wikipedianëve shqipfolës dhe ndihmoni përmirësimin e artikujve për temat që ju interesojnë” shkruhet ne njoftimin e fushates, përcjell MekuliPress.

Referuar njoftimit të nismës, kontributet për “Unë Redaktoj Wikipedia-n” mund të bëhen në forma të ndryshme:

-Të përmirësoni artikuj ekzistues që kanë nevojë nga lista e artikujve për përmirësim (gabime drejtshkrimore, gabime në përmbajtje, mungesë referimesh, informacione të pasakta, etj.);

Lexo po ashtu:  Përvjetori i “Open Balkan”, Vuçiç dhe Rama anulojnë fjalimin e tyre në Novi Sad, shkak tensionet në Kosovë. Edhe Zaev do “marrë pjesë” me video

-Të zgjeroni artikujt e shkurtër nga lista e artikujve ‘cung’.

Para kësaj gare, pjesëmarrësit duhet të jenë redaktorë që redaktojnë për herë të parë. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia.

Për më shumë: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_Redaktoj_Wikipedia-n_2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *