Afati deri kur do të pranohen fletëvotimet e juaja përmes postës fillon nga tash deri më 12 shkurt.

Më poshtë mund t’i gjeni hapat që duhet t’i procedoni për të votuar:

Në linkun e më poshtëm kërkojeni emrin tuaj në listën e votuesve me postë përmes numrit tuaj personal të dokumentit identifikues.https://www.kqz-ks.org/…/2021/02/BMAIL_Voterlist.pdf…

Pasi të verifikoni që emri juaj figuron në listën e votuesve me postë ju duhet të ndiqni këto hapa për të përgatitur fletëvotimin tuaj me postë.

HAPI 1: Në linkun e mëposhtëm shkarkojeni dhe pritnojeni fletëvotimin.https://www.kqz-ks.org/…/100_Fletevotimi_Kuvend-Kosoves…Formati i fletevotimit mund të jetë A4 dhe mund të jëtë me apo pa ngjyra.

HAPI 2: Plotësojëni fletëvotimin në anën e majtë duke shënuar me shenjat √ ose X katrorin përpara subjektit politik. (Numri i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është….)

HAPI 3: Plotësojeni fletëvotimin në anën e djathtë duke shenuar me shenjat √ ose X deri në pesë numra që bartin kandidatët për deputet.Në linkun e mëpshtëm gjeni broshurën e kandidatëve.

HAPI 4: Pasi ta keni plotësuar fletëvotimin, paloseni dhe vendoseni në një zarf të vogël. Mbylleni dhe mos shënoni asgjë. Ky është zarfi i fshehtësisë.

Lexo po ashtu:  Johnson kufizon Huawei-n, por nuk e përjashton nga rrjeti 5G në Britaninë e Madhe

HAPI 5: Bëjeni kopje një dokument valid(me afat) të Republikës së Kosovës apo të shtetit ku jetoni aktualisht( letërnjoftim, pasaportë apo patent shofer)

HAPI 6: Zarfin e vogël të mbyllur dhe të pa shënuar si dhe kopjen e dokumentit valid vendoseni në një zarf më të madh, pershembull të formatit A5, dhe mbylleni.

Hapi 7: Pasi ta mbyllni zarfin në pjesën e sipërme shënoni ermin mbiemrin dhe adresen tuaj të banimit, ndersa në pjesën e poshtme të zarfit në të djathtë, shënoni adresën postare të KQZ-së.Adresa postare e KQZ-së është:Komisioni Qendror i ZgjedhjeveVotimi Përmes PostësPosta 6, Kutia postare 35110 000 Prishtinë

HAPI 8: Zarfin dërgojeni përmes postës.

Posta do ju vendos zarfin tuaj në zarfin e saj, shënoni emrin mbiemrin dhe adresën tuaj dhe adresën postare të KQZ-se.Për shkak të afatit të shkurtër të pranimit të fletëvotimeve me postë, preferohen postat që ofrojnë shërbime të shpejta si UPS, DHL EXPRESS apo të ngjajshme.

VEMENDJE: Ju mund të dërgoni fletëvotimet e anëtarëve të ngushtë të familjes së bashku me një dërgesë postare.

Lexo po ashtu:  Kongresmeni Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez i shkruajnë letër sekretarit të shtetit Mike Pompeo: “Ne jemi shumë të shqetësuar që ShBA ka përdorur një qasje tepër të ashpër ndaj qeverisjes së zgjedhur në Kosovë."

Procedura mbetet e njejtë. Pra të gjithë anëtarët e familjes, secili për vete, duhet të ndjekin hapat e lartë shënuara.

Zarfat e përgatitura i dërgoni përmes një zarfe të përbashkët postar.

KUJDES: Pesha e Zarfës postare nuk duhet të jetë e lartë që të llogaritet si pako.

MOS HARRONI: Zarfet tuaja me fletëvotime duhet të mbërrijë në adresën postare të KQZ-së deri me 12 shkurt ora 24:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *