Vazhdimisht shohim në rrugë, në local e kudo, të rritur, që i flasin fëmijës së vogël, të gjithë përnjëherë. Fëmija në karrocë apo në krah të nënës apo babait, sheh i hutuar të rriturit, që i drejtohen në mënyrë të rrëmujshme dhe kaotike, pa i shkuar në mëndje se çfarë po i demostrojnë fëmijës. Ka raste që fëmija qan, por të rriturve aq u bën. Nuk e kanë mëndjen te përgjegjësia. që duhet të zgjedhin veprimin. Edhe kur gjëndet ndonjë që u tërheq vëmëndjen:- mjaft se e trëmbët, të rriturit përgjigjen: “po është kaq i mirë, pastaj ku merr vesh ky apo kjo”. Të rritur, fëmija është njeri edhe pse është i vogël. Të rritur, mos ja pengoni mësimin e njerëzores me rrëmujën tuaj të pavetëdijshme.
Njerëzorja mësohet, dhe mësohet kur njeriu është i vogël dhe pikërisht, nga të rriturit, që janë pranë tij dhe përballë tij. Këtu e ka dhe zanafillën ajo sjellja jonë, që flasim të gjithë përnjëherë dhe nuk dijmë të dëgjojmë, por i presim fjalën tjetrit, pa e menduar gjatë. Nuk presim dot që tjetri, që është duke folur ta mbarojë atë që ka për të thënë dhe më pas të flasi tjetri e të thotë fjalën e tij.
Dhe ajo që është më e keqja, as na intereson nëse na dëgjon kush, por vetëm të flasim. Prindër, mësues, edukatorë, përpiquni që të paktën ju të filloni ta ndaloni këtë mënyrë kaotike të sjelluri me fëmijët, që nuk po e shmangim dot./Lira Gjika/