Deri në vitin 2035, NASA dëshiron të arrijë objektivin për të çuar njerëz në Mars. Por, Marsi është më i ftohtë se Antarktida dhe me pak ose aspak oksigjen; një mjedis “armiqësor” ku sa më shumë që të zgjasë udhëtimi për të mbërritur dhe sa më gjatë të qëndrojnë astronautët, aq më shumë do të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët po shikojnë mënyra për të zvogëluar kohën e udhëtimit.

Kompania me bazë në Seattle, “Ultra Safe Nuclear Technologies”, (USNC-Tech) ka propozuar një zgjidhje: një motor shtytës termik bërthamor (NTP) që mund të çojë njerëzit nga Toka në Mars në vetëm tre muaj.

Aktualisht, udhëtimi më i shkurtër i mundshëm për një anije kozmike pa pilot është shtatë muaj, por një mision ekuipazhi zgjat të paktën nëntë muaj. Ideja e motorëve të raketave bërthamore daton që nga vitet 1940, por teknologjia është rishikuar vetëm kohëve të fundit, si një zgjidhje për eksplorimin e thellë të hapësirës.

Lexo po ashtu:  Vendimi i radhës i qeverisë filoserbe të Podgoricës: Serbia “pushton” ajrin e Malit të Zi

Michael Eades, inxhinier në USNC-Tech, thotë se raketat me energji bërthamore do të ishin më të fuqishme dhe dy herë më efikase se motorët kimikë të përdorur deri më sot, që do të thotë se mund të udhëtojnë më larg dhe më shpejt, ndërsa djegin më pak karburant.

“Teknologjia bërthamore do të zgjerojë arritjen e njerëzimit përtej orbitës së ulët të Tokës dhe në hapësirën e thellë. Njësoj sikur lejimi i njerëzve në hapësirë, teknologjia bërthamore mund të krijojë hapësira për biznes në galaktikë” shtoi më tej Eades për CNN.

Burimi origjinal: CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *