Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, gjatë këtij operacioni janë shpëtuar dhe evakuuar katër persona.
Operacioni i kërkim-shpëtimin kishte filluar mbrëmë, rreth orës 23:00, ndërsa ka përfunduar mëngjesin e sotëm.

“ Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të Shoqatës Alpiniste ‘Gjeravica’, njëri prej të cilëve ishte i lënduar e të cilit iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimi profesional. Njësia e FSK-së, operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit Lokal, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim -Shpëtimit Malor ‘Peja’”, thuhet në njoftimin e ministrisë në faqen e tyre zyrtare në Facebook.




