Sipas Sami Kurteshit kjo është mundësia e vetme për qytetarët që të mos të diskriminohen, megjithëse vuri në dukje se nuk mund të ketë asnjë lloj manipulimi, pasi KQZ-ja nuk mund të veprojë kundër vullnetit të qytetarëve. Ndërsa, në lidhje me votat e emigrantëve, ai ka thënë se janë aprovuar më shumë se 102 mijë aplikime, mirëpo për LVV-në shqetësuese mbetet koha shumë e shkurtër për dërgimin e votës nga diaspora.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur në lidhje me votat që do të sigurojë në zgjedhje, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu. Kurteshi ka thënë se votat të cilat do të jenë për Albin Kurtin si dhe për Albulena Haxhiun do të shkojnë për partin politike.

Sipas tij kjo është mundësia e vetme për qytetarët që të mos të diskriminohen, megjithëse vuri në dukje se nuk mund të ketë asnjë lloj manipulimi, pasi KQZ-ja nuk mund të veprojë kundër vullnetit të qytetarëve.

Lexo po ashtu:  Gjermania avancon në luftën kundër koronavirusit – Nxjerr aplikacionin që do të ndihmojë në thyerjen e zinxhirit të infeksioneve 10:18 - 17/06/2020

“Ato vota gjitha do të shkojnë për Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është mundësia e vetme e qytetarëve që pa diskriminim që ashtu janë të dizajnuara fletëvotimet që në njërën anë mund të votohet subjekti politik dhe në anën tjetër janë 110 numra dhe është e drejtë ligjore që me zgjedh në mesin e 110 kandidatëve cilin do numër dhe kjo është e vërteta e vetme dhe aty nuk mund të ketë kurrfarë manipulimi, KQZ-ja nuk i fut në listën e kandidatëve numrat që janë hekë nga broshura por nuk mund të veprojë në asnjë mënyrë kundër vullnetit të qytetarëve dhe ato vota numërohen për subjektin. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin subjektin dhe kanë të drejtë të zgjedhin në mesin e kandidatëve 110 numra, ka qytetarë që nuk e zgjedhin asnjë kandidat, por vota për subjektin nuk humb sepse qëllimi i votuesit shihet kur e voton subjektin politik”, ka thënë ai.

Ndërsa, në lidhje me votat e emigrantëve, ai ka thënë se janë aprovuar më shumë se 102 mijë aplikime, mirëpo për LVV-në shqetësuese mbetet koha shumë e shkurtër për dërgimin e votës nga diaspora.

Lexo po ashtu:  Arrestohen edhe tre ish zyrtarë të “Trafikut Urban”, korrupcioni në pyetje

“Te qytetarët që kanë preferenca kjo nuk mund të ndikojë negativisht, ne presim rezultate shumë të mira mirëpo këtë e dinë edhe të tjerët. Po tash është zyrtare se janë miratuar aplikimet e rreth 102 mijë mërgimtarëve rreth 30 mijë nuk janë miratuar mirëpo është një numër i madh i tyre që e kanë mundësinë të votojnë dhe do të hyjnë në listë pasi që janë bërë gabime të mëdha teknike. Ne presim numër rekord të votave nga mërgata dhe ata le të votojnë për të cilët mendojnë janë më të mirët dhe nga përvoja e deritanishme VV-ja ka marr 60%-80% të votave të mërgimtarëve,”-ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *