Amerika nuk do të mbështesë më fushatën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen. Presidenti Joe Biden kërkoi të enjten që lufta më shumë se gjashtëvjeçare, e parë gjerësisht si një konflikt ndërmjet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, të marrë fund. Timothy Lenderking, diplomat veteran, është emëruar në postin e të dërguarit special të SHBA për Jemenin në përpjekje për të rritur kapacitetet diplomatike dhe “për t’i dhënë fund luftës në Jemen, një luftë e cila ka krijuar katastrofë humanitare dhe strategjike“.

Kombet e Bashkuara e përshkruajnë Jemenin si krizën më të madhe humanitare në botë. 80% e jemenasve raportohet se janë të varfër, ndërsa miliona kërcënohen nga uria.

Kjo luftë duhet të marrë fund“, tha presidenti demokrat gjatë një vizite në Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington. “Dhe për të nënvizuar angazhimin tonë, ne po i japim fund të gjithë mbështetjes amerikane për operacionet sulmuese në luftën në Jemen, duke përfshirë shitjen e armëve.”

Lexo po ashtu:  Analiza e “DW”: Si ta bësh Serbinë që ta njohë Kosovën?

Vendimi është një përmbysje e politikës që kanë ndjekur administratat pararendëse: ajo e demokratit Obama dhe më pas e republikanit Trump. Biden tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë dhe ndihmojë Arabinë Saudite të mbrojë sovranitetin e saj dhe integritetin territorial përballë sulmeve nga forcat e furnizuara nga Irani në shumë vende.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët ndërhyri në Jemen në 2015, duke mbështetur forcat qeveritare që luftojnë rebelët houthi, të lidhur me Iranin. Zyrtarët e OKB-së po përpiqen të rikthejnë bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës pasi situata është përkeqësuar akoma më shumë nga kriza ekonomike, kolapsi i monedhës dhe pandemia COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *