Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg. Gjetjet E Studimit Italian Mbi Lidhjen Mes Kafesë, Tensionit Të Lartë Dhe Atakut Në Zemër Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën. Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut.

Sipas ekspertët, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura. Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme. Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë. Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë.Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën. Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij.

Lexo po ashtu:  Koronavirus: Sa të sigurta janë ushqimet që blini në supermarkete apo ato që porosini online?!

Sasia Ditore E Kafesë Ka Shumë Rëndësi Kafeja, thanë studiuesit, rrit rrezikun e fazës së parë të diabetit që i çel udhën plotësisht diabetit të tipit 2. Kjo u vu re tek disa pjesëmarrës, duke përfshirë edhe rolin genetik dhe faktorë të tjerë si mbipesha. Ekspertët inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj ushqimit, aktivitetit fizik dhe konsumit të kafesë. Sipas tyre, një sasi e shëndetshme e kafesë për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë është më pak se 3 filxhanë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *