Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me një presion në rritje për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë ndërroi jetë pas një ceremonie që kërkon zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë. Sipas The Guardian, foshnja gjashtëjavëshe pësoi një ar rest kardiak dhe u dërgua me urgjencë të hënën por vd i q disa orë më vonë. Lidhur me këtë rast, prokurorët kanë hapur një hetim v ra sj ej e pa paramendim kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceavas.

Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime deri të enjten në mbrëmje. “V de kja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tra gje di e madhe”, thuhet në një mesazh të peticionit. Mediat lokale raportuan disa incidente të ngjashme në vitet e fundit. Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu tha se priftërinjtë mund të hedhin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.

Lexo po ashtu:  Flet vëllai i viktimës, tregon pse ka ndodhur vrasja në Pejë

Por Kryepeshkopi Teodosie, udhëheqësi i krahut tradicionalist i Kishës, tha se rituali nuk do të ndryshonte. Më shumë se 80 për qind e rumunëve janë ortodoksë dhe kisha është një nga institucionet më të besuara, sipas sondazheve të fundit të opinioneve. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *