Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e njëra ndër to është edhe paragjykimi.

Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju fare nuk u kushtoni rëndësi.

Ngjyra e rrobave:

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur, transmeton lajmi.net

Kafshimi i thonjve:

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët i grimcojnë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar dhe më lehtë të frustruar.

Këpucët:

Njerëzit kanë shkuar edhe deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Lexo po ashtu:  Vaj ulliri me kripë, si ta përdorni kundër problemeve me kockat

Mënyra si ju i shtrëngoni duart:

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj:

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur e më të shfaqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *