Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë.

Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndryshe, ajo që u dëgjua pas takimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell. Konferenca e shtypit u kthye në një orë të arrogancës dhe dështimit. Borrell dukej për momente të caktuara si një nxënës shkolle, i papërgatitur, dhe Lavrov njihet për atë që nuk i fal asgjë partnerëve të tij në negociata. Kësaj here ai ia mori Borrellit edhe dinjitetin politik

Bashkimi Europian nuk është i “besueshëm”; Vende si Gjermania dhe Franca sillen “me arrogancë” kundrejt Rusisë dhe nuk pranojnë të japin informacione në zbardhjen e rastit Navalny; Në Spanjë ka gjykime të motivuara politikisht kundër separatistëve katalonjas. Kjo është vetëm një pjesë e rrebeshit të akuzave dhe gënjeshtrave që Lavrovi lëshoi mbi Borrell. Borrell heshti për këto. Ai u përpoq me përzemërsi, në një kohë që një shpërthim i kontrolluar zemërimi mund ta kishte ndalur furorin zotit Lavrov.

Lexo po ashtu:  Kufomat politike që po sëmurin një shtet foshnjë, - Ju ftojmë të lexoni trajtesën larghedhëse të z. Çipa!

Udhëtimi i Borrellit drejt ferrit

Në një kohë që të dy ofruan në skenë të hapur të konferencës së shtypit një shfaqje të tillë, Ministria e Jashtme e Lavrovit e plotësoi komplet fyerjen. Tre diplomatë nga vende të BE u dëbuan nga Rusia, sepse ata me gjasë kishin marrë pjesë në protesta kundër arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Të tre vendet, Gjermania, Polonia dhe Suedia e hedhin poshtë me vendosmëri këtë, edhe Josep Borrell e shprehu protestën e tij me protokoll.

Të premten pasdite më së voni dihej, se misioni i Borrellit dështoi plotësisht. Por në këtë moment kryediplomati i BE duhej të qëndronte edhe disa orë në Moskë. Ai duhej të bënte diçka, të takohej me përfaqësues nga kampi i Navalnyt, apo përmes një daljeje tjetër publike në Rusi t’i vinte gjërat në vend. Madje edhe një kthim para kohe me avion dhe një ndërprerje e udhëtimit do të kishte dërguar një sinjal.

Që para udhëtimit drejt ferrit, disa diplomatë skeptikë kishin pyetur, se çfarë do të mund të sillte një udhëtim i tillë, e nëse nuk do ishte më mirë, që të anulohej ai për shkak të dënimit të Navalnyt? Vëzhgues të shqetësuar kishin kujtuar, se Kremlini i ka kushtet më të favorshme, Borrell rrezikon të dështojë. Të gjitha këto rezultuan të vërteta. BE ndodhet tani para ndoshta dështimit më të madh në historinë e saj të re diplomatike.

Lexo po ashtu:  Dr. Mathieu Aref: "Më të mirë në botë nuk ka por dhe më të keq se Shqiptari nuk ka!"

Sanksione të reja të pashmangshme

Kjo nuk do të mbetet pasoja, kur BE pas disa javësh të marrë në shqyrtim edhe njëherë me bazë strategjinë e saj me Rusinë. Kremlini me sa duket nuk ka shumë interes për marrëdhënie me Brukselin që bazohen mbi parimet e drejta dhe marrëdhënie si të barabartë. Kështu BE për respekt të vetvetes do të kufizohet tek ajo që nuk shtrohet për diskutim dhe që e duan të dyja palët: tregtia, furnzimet me energji, zbutja e pandemisë, kontaktet e shoqërisë civile. Kjo nuk është një gjendje zeroje, por mbetet shumë pas asaj që do ishte e mundur.

Dora që Josep Borrell ia ofroi kaq demonstrativisht Moskës u kthye vërtet mbrapsht. Në BE deri tani disa vende nuk donin sanksione të reja kundër Moskës për rastin Navalny. Por tani që Borrell u kthye duarbosh nga Moska, sanksionet e reja janë të pashmangshme. Pra pika më e ulët nuk është arritur ende. /DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *