14 shkurti po afron, por asnjë suprizë nuk ka më për ditën e të dashuruarve. Sepse dashuria në këtë sezon i është dedikuar Fatos Nanos, deklarimet e të cilit në një emision televiziv po qarkullohen e interpretohen si Bibla e tranzicionit, si një rrëfim ku ne duhet të falemi. Pak e ndan shpalljen e Nanos në shenjtor politik, në dikë që mesa duket ka thënë gënjeshtrën perfekte të një katharsisi të brendshëm që shërben për të kuptuar më në fund të vërtetën që na bëri të heqim kaq shumë këto dekada. E vërtetë e cila është se Berisha është i keqi.

Ata që e mbrojnë këtë tezë janë të njohur; sot janë thinjur e u kanë rënë flokët. Deri më dje si çunakë ishin në shërbim të ustait të radhës, gjithnjë me kalemin në dorë për të bërë hatanë e radhës me denoncimin e padrejtësive. Janë po këta që shpejt në vitin 2002 e shpallnin Nanon lojtar dhe mjeshtër, kur në pakt me Berishën ia mori kalanë Ilir Metës dhe zgjodhi presidentin konsensual. I rendën pas deri në vitin 2005 kur ndërruan karriget për t’i shërbyer Edi Ramës. Të cilit i shërbejnë edhe sot e kësaj dite. Pa asnjë fije skrupulli, pa asnjë mëshirë për veten të cilën e kanë shndërruar në variabël.

Lexo po ashtu:  Analiza e profesorit gjerman: Mungon demokracia brenda partive politike

Janë po këta që në vitin 2005 e shpallën Nanon pijanec e zuzar që i shiti pushtetin Berishës, këta që ishin oleja mediatike kur “liderin historik” e përzinin nga dera e partisë së tij kur kërkonte presidencën. Sot Nanoja humbi nanizmin e vet moral. I veshën kostumin e ri. Duhet të çuditemi vallë?

Por kaq dinë të bëjnë. Kaq dimë të bëjmë ndoshta të gjithë. Ajo që nuk kuptohet sot është se përpjekja për të justifikuar çdo gjë është paradhënie për konflikt nesër, sepse pushteti ku këta ndjehen komod, i kishte më në fund të gjitha: qeverinë, ambasadat, pushtetin vendor, gjykatat, prokurorinë, mediat. Dhe kaq diti të bënte. Dy bulevarde, 5 fasada dhe fjalë, shumë fjalë në media e rrjete sociale. Kulla dhe prona për vete.

Kaq është kapaciteti zhvillues i parazitit, nuk ka pse të çuditetmi. Të thithë e thithë papushim palcën ku ngulitet derisa ta thajë përfundimisht. Këpusha që qeveris sot është në fakt në kompani të mirë, gjallon e shumohet në koloninë e lajmexhinjve të neveritshëm që kanë ekzkluzivitetin e të gënjeshtrave, e një manipulimi toksik që përfundon të vetësugjestionojë edhe ata vetë. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Këtë e dinë edhe këto shushunja që e shohin se vjedhja është ekonomi, struktura vetë. Ajo vjedhje që edhe i paguan të lehin.

Lexo po ashtu:  Mali i Zi, shembulli kur Perëndimi humbet aleancën me korrupsionin

s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *