Në Austri, trajtimi i pacientëve Covid-19 me vaj kanabisi po jep rezultate premtuese. Studiuesit në Klinikën Klagenfurt të Austrisë konstatuan reduktim të inflamacionit dhe shërim në një kohë më të shkurtër te pacientët që u trajtuan me të.

Kanabidioli ose vaji CBD u përdor si pjesë e trajtimit për pacientët Covid-19 në repartin e kujdesit intensiv të spitalit gjatë tre javëve.

Fillimisht, pacientëve iu dhanë doza 200 miligramë, ndërsa më pas doza u shtua në 300 të tilla.

Rudolf Likar, shefi i kujdesit intensiv në klinikë, thotë se te pacientët u vu re rënie e parametrave të inflamacionit në gjak dhe përshpejtim i procesit të shërimit.

“CBD ndihmon sistemin imunitar”, konkludon ai.

Sipas tij, ka gjasa që kanabidioli në vajin CBD të bllokojë receptorin ACE2 përmes të cilit virusi SARS-CoV-2 fiton akses në qelizat njerëzore dhe fillon të vetë-replikohet, me pasoja të rënda për shëndetin e njeriut.

Efektet anti-inflamatore të vajit CBD thuhet se tejkalojnë ato të ilaçeve të tjera të përdorura gjerësisht, sepse kanabidioli neutralizon dëmtimet neurologjike të shoqëruara me të ashtuquajturin “Covid i gjatë”.

Lexo po ashtu:  E para në Histori/ Trump, ish-presidenti i parë amerikan, që do të paditet në Nju Jork

Një studim i efekteve anti-inflamatore të vajit CBD po kryhet në Klinikën Klagenfurt dhe rezultatet deri më tani duken premtuese.

“Të dhënat duken relativisht mirë. Ne ndoshta do ta përdorim këtë në mënyrë rutinore tani sepse nuk ka ndonjë efekt anësor, “tha Likar, duke shtuar se kërkime të ngjashme mbi efikasitetin e vajit CBD në trajtimin e Covid-19 po zhvillohen edhe në Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *