Të ish kafe Drrasa

Sot 
Shkova n’ish kafën “Drrasa”
T’kërkova e t’gjeta
Ishe vetëm 
Kafën ende s’e kishe pi
N’celular 
Tue qeshë shkrueje letra
Nuk hina
U ndala n’shkalla e t’shikova
Sa e bukur ishe
Eh sa shumë u çmalla
Dy vjet ore thash kam pa t’pa 
Çohu 
Eja të baba
Pse rrin vetëm moj bijë
Po
Sot isha 
N’traFFic gallary
Të ish kafja “Drrasa”
Kujtimet për ty me i pi

Prishtinë, traFFic gallary 12.04.2019
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Mjeku shqiptar, Arbër Shehu, bëhet drejtor në gjigantin farmaceutik ‘AstraZeneca’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *