Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Besiana Kajtazaj

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Para se me ik, uluni në nji qoshe e vajtojeni çdo pikë djerse që e keni derdh në këtë vend.
Vajtojeni çdo pikë gjaku të atyre që dhanë jetë, e u bënë “kurban” i kësaj toke.
Ç’malluni me çdo gjë që ju rrethon.
Shijojeni bukën, ujin edhe ajrin e ndotur që na ka mbyt çdo ditë ngapak.
Vajtojeni shtëpin, rrugët, rinin!

Para se me ik, sigurohuni me u’a mallku çdo taksë, votë, e çdo fije besimi qe u’a keni jap atyre qe sot po u perzënë prej pragut t’juj. 
Mallkoni ata që u’a kanë shkel andrrat e u’a kanë “rjep” shpresat! 
Besa mallkoni edhe trupin tuaj që e ka duru çdo maltretim psiqik e fizik prej pushtetit! Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

E dini edhe ju, s’po shkoni në parajsë. Por të paktën pasardhësve tuaj u sigurohet arsimi, shëndetësia dhe çdo e drejtë njerëzore. 
Këtu gjithçka jemi, njerëz jo! 
Këtu as unë as ti s’kemi vlerë, t’paktën jo për ata qe u’a kemi besu gjënë më t’shtrenjtë, atdheun.

Lexo po ashtu:  Gjykatat kushtetuese dhe kufijtë e ndikimit diplomatik: një analizë krahasuese ndërmjet Kosovës, Gjermanisë dhe Italisë

Para se me ik, lirojeni vetën nga çdo helm që u’a kanë injektuar në trup 20 vitet e fundit.

Ps; Ik, por mos harro me u kthy se “ askujt nuk i shkon kungulli mbi ujë gjithmonë “ e as këtyre. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *