Kandidati i vetëm shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij në Kërçovë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Reka ka thënë se në thelbin e republikës shumë etnike duhet të qëndrojë ligji.

Ai ndër të tjera ka shtuar se në zgjedhjet e 21 prillit do të marrë fund shteti i kapur e nepotizmi, ndërkaq sipas tij do të dënohen partitë politike që për 18 vite shkelën ligjin.

“Vetëm me një republikë ku sundon ligji do të lejojmë politikanë me duart e pastra dhe assesi me duar të përlyera. Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar, nepotizuar e të kapur, dhe kjo përfundon më 21 prill”, ka thënë ai. “Shoqëri për të gjithë, sepse ne si shoqëri ekzistojmë, jemi pjesë dhe kemi qenë pjesë e kësaj shoqërie mirëpo ajo që i ka munguar këtij shteti ka qenë që shqiptarë të jenë edhe pjesë e shtetit të përbashkët. Pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore ne nuk jemi të barabartë”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Koreja e Veriut zbuloi raketë të re balistike, lëshohet nga nëndetësja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *