Verën e kaluar ishte përfolur për një transferim të mundshëm të francezit në ‘Camp Nou’, por asokohe lojtari kishte zgjedhur që të vazhdonte kontratën me Atletico Madrid.

Megjithatë, gjatë muajve të fundit mediet spanjolle kanë raportuar se lojtari është bërë pishman për refuzimin, dhe tashmë po e kërkon kalimin tek kampionët e La Liga.

Këto raportime kanë ‘ringjallur’ zërat për transferimin e Griezmann. Por, sipas ish presidentit Laporta, tifozët e Barcës nuk e duan më lojtarin, pasi sipas tij, ai ka bërë lojëra me skuadrën.

“Ata do të vendosin për atë që është më e mira, por mendoj se shumica e tifozëve nuk e duan atë” ka thënë Laporta.

“Njerëzit duhet të kenë dëshirë që të vijnë tek Barcelona. Ai është lojtar i mirë, por ai pati mundësinë e tij vitin e kaluar dhe nuk e shfrytëzoi. Ai bëri lojëra” ka shtuar ndër të tjerash ish presidenti.

Udhëheqësit e Barcelonës akoma nuk kanë vendosur nëse do të marrin ndonjë hap për transferimin e lojtarit. Mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat e tyre gjatë verës. 

Lexo po ashtu:  Super Muriel, Atalanta e pandalshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *