Për 4 mandatet e qarkut të Gjirokastrës pritet të jetë një garë e fortë mes maxhorancës socialiste dhe partive opozitare PD dhe LSI. Por në këtë garë të ngushtë mes dy poleve të mëdha politike ka hyrë edhe një kandidat i pavarur.

Kreshnik Merxhani është arkitekt dhe ka vendosur që në 25 prill të provojë veten për të zënë një vend në Parlament. Në një intervistë për Euronews Albania, Merxhani tregoi se arsyeja kryesore që e ka shtyrë drejt këtij vendimi për të garuar në 25 prill është lidhja me qytetin dhe profesioni i tij.

“Përvoja ime në atë qytet. Marrëdhënia me qytetarët për disa kauza të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, por edhe kontributi im profesional prej 2007 e deri sot, në fushën e trashëgimisë, por jo vetëm në komplet qarkun. Këto të dyja më bën mua rëndësinë e rolit të qytetarit kur organizohet, kur bashkohet me profesionist dhe kërkon në radhë të parë që politika të restaurohet dhe mandej kjo politike të na siguroj në terren një mbarëvajtje të burimeve tona. Ky ishte vendimi që më çoi drejt këtij hapi”, shprehet Merxhani.

Lexo po ashtu:  Serbia, anëtare e BE-së në vitin 2026

Sipas tij fitorja e VV në Kosovë mund ta ndihmoj në garën që ka nisur. Edhe për, lideri i VV, Albin Kurti doli hapur dhe kërkoi mbështetje në Gjirokastër.

“Është momenti i duhur që ne ta hedhim hapin. Sigurisht që vjen edhe për shkak të fitores LVV në Kosovë dhe ne duam që këtë lloj entuziazmi ta sjellin edhe në Shqipëri dhe në Gjirokastër. Neve na kanë ardhur tashmë aktivistët nga Kosova”, deklaron ai.

Kreshinik Merxhani është i vetëdijshëm për vështirësinë e garës, por shprehet i vendosur se do t’ia dalë që të futet në Parlament dhe këtë gjë më tepër e shikon si një nevojë të Gjirokastrës për t’u bashkuar frymës së VV.

“Duke shfrytëzuar eksperiencën e tij dhe profesioni, Kreshnik Merxhani i ka të qarta idetë zhvillimore për Gjirokastrën. Sipas tij fokusi nuk duhet të jetë vetëm turizmi, por duke u ndalur veçanërisht te menaxhimi, që sipas tij nuk duhet bërë me koncesione PPP”, deklaroi Merxhani.

Në një qark si Gjirokastra, ku ikja e të rinjve është një plagë që sa vjen e zmadhohet, Merxhani thotë se duhen hartuar projekte për t’i mbajtur të rinjtë, pasi nuk mjaftojnë vetëm thirrjet ndaj tyre.

Lexo po ashtu:  108 vjetori, si u krijua Banka e Shqipërisë

“Ne duhet të hartojmë projekte që t’i rikthejmë të rinjtë e Gjirokastrës, pasi tashmë ata janë edhe më të mirëarsimuar”, përfundoi z. Merxhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *