Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë mbi pasurinë e saj në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 35 prona.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit refuzoi padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e tyre prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës.

Gjithashtu AKP ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe se janë duke e pritur vendimin.

Gjatë procesit gjyqësor pretendohet se Rekreaturs në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar selinë e saj nga Prishtina në Budvë.

AKP thotë se ende nuk e kanë informuar Qeverinë e Zdravko Krivokapiq për përvetësimin e pretenduar dhe mosmarrëveshjen që është duke vazhduar për më shumë se një dekadë, në mënyrë që të provojnë se ish-vendpushimi është në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Ata pretendojnë se pasuria e tyre u mor në mënyrë të paligjshme pas luftës së vitit 1999.

Lexo po ashtu:  Raporti i Facebook-ut: Rusia është përhapësi kryesor i dezinformimit dhe propagandës

Kompleksi prej gati tre hektar e gjysmë, në të cilin ka qenë vendpushim për qytetarët nga Kosova, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive është pronë e Malit të Zi dhe se bashkëpërdoruesi është regjistruar në Rekreaturs .

Kjo kompani ka në pronësi shumicën dhe se një pjesë e vogël është në pronësi të Kožar SOUR trgovina nga Kosova dhe Kosovska Banka DD që gjendet në falimentim.

Sipas Regjistrit Qendror, themeluesit e Rekreaturs janë Atlas Bank e biznesmenit Dusko Knezeviq me 99.7 për qind të kapitalit dhe pjesa e mbetur është në pronësi të Atlas Hotels Group.

Atlas Bank u bë pronare pas marrëveshjes me Atlas Invest nga Podgorica dhe VB Holding nga Qipro, të cilat paguanin hua duke transferuar aksione.

Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon të mos heq dorë që të provojë se Rekreatus nga Prishtina është pronari i vërtetë i kësaj prone dhe jo kompania me të njëjtin emër selia e së cilës është në Budva.

Nën rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos në Budva gjatë luftës së vitit 1999 dhe Atlas Group bleu kompaninë në vitin 2002 për 60,000 euro.

Lexo po ashtu:  Pse letrat higjienike u kthyen në simbolin e Koronavirusit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *