Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

“Ja ku jam, ulur ndanë dritares së hapur duke mbushur mushkëritë me ajrin e freskët të agut pranveror. Jeta është prapë e bukur; ia vlen vërtet të jetosh në këtë mëngjes maji. E përsëris, jeta është e bukur pavarësisht gjithçkaje. Gjithçkaja në këtë rast përfshin:

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

1. Sëmundjet; e kam tepruar ca me alkoolin këto kohë dhe nervat i kam copë.

2. Presioni nga Konservatori; çdo ditë e më shumë më mbushet mendja se nuk jam i përshtatshëm për të dhënë mësime të teorisë së muzikës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

3. Paratë; shumë, shumë keq në këtë sektor.

Me pak fjalë, ka shumë gjemba… por ka edhe trëndafila gjithashtu”.

Në vjeshtën  e vitit  1876, Çajkovski, për të cilin depresioni nuk ishte i panjohur, ngushëllonte  nipin në një moment dëshpërimi për të:  

Lexo po ashtu:  “Para se t’i japësh një vendi priftërinj, ushtarë dhe mësues, do të ishte më mirë të dihej nëse po vdisnin urie”

“Pëllumbi im, mbase nuk ndiheshe mirë kur më shkrove. Nga rreshtat që kishe shkruar e kuptova menjëherë melankolinë që të ka pushtuar. E njoh shumë mirë atë ndjenjë, më është futur në lëkurë.

Ka ditë, orë, javë madje edhe muaj, kur çdo gjë më duket e zezë, kur vetëm mendimi se askush nuk do t’ia dijë për mua, se jeta ime nuk vlen 2 lekë, më torturon; kur mendoj se edhe nëse zhdukem sot nga faqja e dheut, nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe për muzikën ruse.

Unë jam egoist. Punoj vetëm për vete, kujdesem vetëm për veten. Pa dyshim kjo është komode, ashtu sikurse është e mërzitshme, e pajetë.  Por ti je i pazëvendësueshëm për kaq shumë njerëz.

Si mund të vësh në dyshim dashurinë e njerëzve që të rrethojnë? Se, ta dish, është e pamundur për dikë që mos të të dojë ty.  Ti, familja jote, vëllezërit e mi, jeni të rëndësishëm për mua. Ju dua të gjithëve, jo se na rrjedh i njëjti gjak në deje, por sepse ju jeni njerëzit më të mirë në botë”./botimeshqip

Lexo po ashtu:  50 deklarata të Dritëro Agollit: Për Kadarenë, Mekulin, Qosjen, Ramën, Berishën, Bashën, Enver Hoxhën etj…

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *