Vepër e shekullit XVIII, ikona “Shën Harallambi me skena nga jeta”, ka si autor Kostandin Shpatarakun.

Sipas të dhënave nga Qendra Muzeore Berat, ikona është gjetur në katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit.

“Teknika e përdorur është tempera mbi pano druri. Ikona “Shën Harallambi me skena nga jeta” është pjesë e koleksionit të ekspozuar në muzeun e ikonografisë “Onufri””, – thuhet në përshkrimin për tablonë.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit, kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat muzeale datojnë nga më të vjetrat, të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.

Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë, si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo, si dhe piktorët me mbiemër Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), apo dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj.

Lexo po ashtu:  Bebe Rexha flet për të parën herë hapur mbi sëmundjen e vet: "Jam keq ....

Gdhendjet në dru të katedrales, janë realizuar nga mjeshtrit: Stefan Barka, nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela, nga Lavdari i Oparit, në fillimin e shekullit të XIX.

Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë”, daton në vitin 1807 dhe konsiderohet si një ndër veprat më të mira, krijuar nga mjeshtrit shqiptarë të gdhendjes në dru.

Zbukurimet e ikonostasit paraqesin disa karakteristika dhe parime të stilit barok, një prirje mbizotëruese dhe dalluese e kishave të ndërtuara në Ballkan, gjatë shekujve XVIII dhe XIX.

Të gjitha këto motive, janë të gërshetuara me elemente të tjera, këto të traditës bizantine. Në një arkë të drunjtë pranë ikonostasit konservohen eshtrat ose lipsanet e dy shenjtorëve, Gorazdi dhe Angjellari (dishepuj të shenjtorëve Metodi dhe Kirilli), të cilët, mendohet të kenë kryer misionin në shekujt IX – X, pas Krishtit.

Nën dyshemenë e absidës, më 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit: “Codex Purpureus Beratinus” – shekulli VI, pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shekulli IX.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa, koncert 24 orë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *