Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), u ka bërë apel veteranëve të luftës që të mos kalojnë nëpër Serbi, sepse mund të arrestohen.

“KMDLNj edhe më parë ka bërë thirrje publike që të gjithë ata , që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e UÇK-së , të mos kalojnë nëpër Serbi sepse mund të arrestohen gjë që edhe ka ndodhur. Madje , në bazë të kërkesave të Serbisë në Interpol , një numër i shqiptarëve janë arrestuar në shtetet perëndimore dhe ka pasur rrezik të ekstradohen në Serbi. Në mesin e të arrestuarve në shtetet perëndimore ka pasur udhëheqës të lartë ushtarak të UÇK-së dhe udhëheqës të lartë politikë në Kosovë , presidenti ,kryeministri , ministra etj”, përcjell MekuliPress.com njoftimin e KMDLNj-së.

Më tej KMDLNj thekson se Serbia është shumë e angazhuar që të gjejë sa më shumë “ prova “ dhe dëshmitarë kundër të akuzuarve dhe arrestuarve shqiptarë që janë të paraburgosur në Hagë prandaj ka intensifikuar të gjithë mekanizmat që mund t’i përdorin apo keqpërdorin në Hagë.

Lexo po ashtu:  Burri që guxoi me thanë këto fjalë para 100 e sa vjetësh…

“KMDLNj ka informata se Serbia e ka marrë komplet listën e veteranëve të luftës së ish UCK-së në mënyrë që , nëse iu ofrohet mundësia , t’i arrestojnë dhe t’i detyrojnë të japin dëshmi të rrejshme apo t’i shndërrojnë në bashkëpunëtorë. Ka raste kur pjesëtarë të tillë kanë qëndruar në Serbi e pastaj janë paraqitur si dëshmitarë në proceset gjyqësore në Kosovë apo janë në listën e dëshmitarëve të mbrojtur në Hagë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *