Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, inxhinieri hollandez që konsiderohet si shpikësi i kasetës së regjistrimit. Njoftimin e vdekjes e ka dhënë familja e tij nga qytet i Duizel.

Ottens mori drejtimin e departamentit të zhvillimit në kompaninë “Philips” në vitin 1960 ku edhe zhvilloi kasetën e famshme, një prodhim nga i cili u shitën 100 miliardë njësi në të gjithë botën. Në vitin 1963, Ottens e prezantoi produktin e tij në panairin e radio elektronikës në Berlin dhe që nga ai moment ai do të njihte sukses global.

Po kështu ai mori pjesë në zhvillimin e Compact Diskut – CD që ka shitur 200 miliardë njësi. Në një prej intervistave të tij, Ottens do të shprehej se një nga brengat e tij ishte që Philips nuk arriti të zhvillonte i pari magnetofonin. Kaseta mendohet se ka revolucionarizuar mënyrën sesi njerëzit dëgjojnë muzikën dhe së fundmi është vënë re një rikthim te kjo njësi regjistrimi që në kohën digjitale ngjan kaq e vjetër.

Lexo po ashtu:  FATI YT SOT/ HOROSKOPI PËR 8 SHKURT 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *