Kompania kryesore në botë e prodhimit të nikelit dhe paladiumit, Norilsk Nickel, ka paguar një gjobë prejj 2 miliardë dollarësh për shkak të ndotjes mjedisore masive në zonën ruse të Arktikut.

Kompania ka njoftuar se ka bërë pagesën e gjobës dje, dt. 10 mars 2021, vetëm një muaj pasi një gjykatë ruse e dënoi me masën në fjalë. Kompania zgjodhi të mos apelonte pasi u konstua se ajo kishte derdhur 21 mijë tonë naftë në muajin maj të vitit 2020 nga një prej depozitave të veta. Për shkak të gjobës, fitimet e kompanisë ranë me 39% në vitin 2020 dhe ndotja detyroi presidentin rus të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Rrjedhja nisi më 29 maj dhe mendohet se ka ardhur si pasojë e shkrirjes së permafrostit në Arktik. Si pasojë u ndotën lumi Ambarnaya dhe zonat përreth për të vazhduar me liqenin Pyasino. Në total u prek një zonë prej 350 km2.

Gjoba konsiderohet si më e madhja e aplikuar ndonjëherë në Rusi për çështje mjedisore.

Lexo po ashtu:  Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Foto:AFP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *