Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se në Serbi do të ndërtohet së shpejti një fabrikë e Sinopharm për prodhimin e vaksinave kundër CoVid-19.

“Nga 15 tetori ne do të kemi sasi të mëdha vaksine për vete dhe mbarë rajonin. Ne do të duhet të furnizojmë edhe rajonin të paktën me çmimin e prodhimit. Shpresoj se Serbia nuk do të bezdisë kënd në këtë drejtim. Dua të besoj se njerëzit kuptojnë se kjo është për shëndetin e mbarë rajonit. Serbia do të jetë pakrahasismiht e madhe me atë që është sot”, tha ndër të tjera Vuçiç sipas mediave serbe.

Ai ka shtuar se Serbia do të jetë në gjendje të prodhojë 2-3 milionë doza në muaj, duke zgjidhur kështu praktikisht çështjen e furnizimit për mbarë Ballkanin Perëndimor. Më herët Serbia ka njoftuar se ka rënë dakord edhe për prodhimin e vaksinës ruse, një hap ky që do të ketë patjetër ndikime të mëdha në rajon, nëse pandemia nuk arrin të mbyllet për një kohë të shkurtër.

Lexo po ashtu:  Reagime të kundërta në Gjermani ndaj planit të Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane

Nuk është e qartë nëse edhe Kosova e Avdullah Hotit dhe Shqipëria e z. Ramës kanë shpresa te Beogradi për marrjen e dozave të mjaftueshme të vaksinës që do të zgjidhnin një situatë bllokimi për vaksinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *