Mënyra sesi Komisioni Europian ka vendosur të shpërndajë vaksinat kundër CoVid-19 ka provokuar reagime nga gjashtë shtete anëtare të bllokut. Austria, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Letonia dhe Kroacia -krerët e tyre politikë – kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel, përmes së cilës kërkojnë një “zgjidhje europiane” për vaksinën. Drejtuesit e këtyre vendeve ankohen se vaksina po shpërndahet jo drejt dhe jo në raport proporcional me popullsinë, apo shkallën e epidemisë.

Nismën për të vepruar në këtë drejtim e ka marrë kancelari austriak, Sebastian Kurz, sipas të cilit ka marrëveshje mes bordeve në BE dhe kompanive farmaceutike.

“Do përfundojë që në qershor, Malta do ketë tri herë në shumë vaksina krahasuar me popullsinë sesa Bullgaria”, është shprehur Kurz.

Mirëpo demarshet e kancelarit austriak nuk janë përfillur shumë, pasi për opozitën austriake, Kurz po kërkon të largojë përgjegjësinë për dështimin e fushatës së vaksinimit.

Lexo po ashtu:  Vrasja e të riut, protestuesit godasin forcat e FNSH që kanë marrë në mbrojtje Kryeministrinë

Megjithatë, një sukses relativ ai e ka arritur, pasi në media është njoftuar se BE do të mbajë më 25 mars një takim ku do të diskutohet edhe për këtë çështje. Blloku është ndër zonat më të dështuara për vaksinimin qoftë edhe për certifikimin e vaksinave të cilat po i sheh me lente gjeopolitike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *