Këngëtarja Rita Ora ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale dhe pjesëmarrjes në jurinë e ‘The Voice’, Australia.

E pyetur gjatë intervistës rreth tatuazheve, Rita u shpreh se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se një prej tatuzheve që e ka të preferuar është ai që lexon ‘zog’, pasi është në gjuhën shqipe.“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”, ka treguar Rita.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa i kërkon bashkëpunim Madonnas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *