Kur del në dritë elaboarati fashist i Akademikut serb kundër kombit shqiptar pasoj një paknaqësi, frikë dhe zhgënjim në mesin e intelektualëve shqiptarë.
MekuliPress.com në këtë rast sjellë në vëmendje të lexuesve dhe studiuesve polemikën shumë origjinale të poetit të madh shqiptar, Esat Mekulit, i cili përmes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, nr. 4, f. 390, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugosllave në Zagreb (sot HAZU), më 1980, nr. 9, f. 364, shpreh kundërshtimin e tij të guximshëm intelektual ndaj nobelistit Ivo Andriq në këtë formë:

SI KE MUNDUR?
Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939, i cili u publikua tash vonë, të shkruar nga Ivo Aandriq

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –
faqe dhune, robërie e smire?…
Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?

Lexo po ashtu:  Asgjë nuk të lëndon më shumë se sa zhgënjimi

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

/Esat Mekuli (Sat Nokshiqi)/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *