Nëse do të më varnin në majë të asaj kodre,
Nënë, o nëna ime!
E di që pas do të më ndiqte veç dashuria jote,
Nënë, o nëna ime!
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nëse do të mbytesha në detin më të thellë,
Nënë, o nëna ime!
Lotët e tu deri n’fund do t’më kishin përcjellë,
Nënë, o nëna ime!
Nëse trup e shpirt një ditë do të m’i mallkonin,
E di se vetëm lutjet e tua do të më shpëtonin,
Nënë, o nëna ime!

Rudyard Kipling
Përkthyer nga Ag Apolloni




