Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të sanksionojnë katër zyrtarë kinezë dhe një organizatë, lidhur me dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime në Xinjiang. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të votojnë për këtë më 22 mars.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sanksionet janë praktisht ndalim i udhëtimit dhe ngrirje e aseteve financiare. Emrat e zyrtarëve kinezë nuk janë bërë ende të ditur.
“Masat kufizuese janë kundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve të miratuara”, i tha një diplomat i BE-së agjencisë Reuters.

Diplomatët thanë se kinezët u akuzuan për shkelje të të drejtave të njeriut, në lidhje me trajtimin e ujgurëve në provincën Xinjiang të Kinës Veriperëndimore.
Të tilla shqetësime kanë ngritur edhe vende të tjera si SHBA, Kanadaja dhe Holanda, të cilat e kanë cilësuar gjenocid mënyrën si po e trajton Pekini popullsinë e pakicës myslimane.




